Bajerni ka një “limit” për Harri Kejnin, jo më shumë se 100 milionë euro!

Për fat të mirë, koreanojugorin Kim nga Napoli do ta marrë me paratë që do të fitojë nga kalimi i Lykas Hernandezit tek Paris SG. Flitet për afërsisht 50 milionë euro vlerë të dy transferimeve. Ndërkaq, tek Bajerni janë të përqëndruar për Harri Kejnin, një lojtar që ata e kanë dashur edhe më parë, por që nuk kanë mundur ta marrin. Mediat bavareze shkruajnë se klubi në “Zebener Shtrase” ka një limit shpenzimi prej 100 milionë eurosh për kartonin e Kejnit, ndërsa presidenti i Totenhemit, Levi, kërkon më shumë. Të shohim nëse do të arrihet që të bindet.

Sfidanti.al