Nuk ka pasur lidhje me futbollin përveçse përmes të shoqit të ndjerë, që ka qenë një nga lojtarët e shquar italianë të viteve 70-të e 80-të, kampion i botës në 1982 me Italinë në Spanjë. Quhet Federika Kapeleti, është gruaja e të paharruarit Paolo Rosi, dhe është zgjedhur presidente e Serisë A të femrave në Itali. “Kjo ide u poq tek unë pas bisedave që kam bërë me presidentin (e Federatës Italiane të Futbollit), Gravina, – thotë ajo, – shpresojmë të ecim mirë në Botëror. Emocionet janë të forta dhe besojmë se do të ecim përpara”.
Sfidanti.al