Man. Siti akuzohet sërish për shkelje të rregullave financiare

Flitet për një shumë jo tepër të madhe, rreth 30 milionë paundë stërlina, të cilat janë dhuruar (sipas dyshimeve që ekzistojnë), ndërsa janë deklaruar si para sponsorësh. Këto pagesa prej 15 milionë paundësh në vit janë vëtë shumë herët, në 2012 e 2013, ndërsa duken shuma qesharake me atë që përfaqëson sot Mançester Siti. Mediat angleze i bëjnë jehonë raporteve të tilla që janë të UEFA-s të vitit 2020, dhe që akuzojnë pronarët e Sitit se kanë shkelur rregullat duke i dhënë vetë ato para, e duke i deklaruar sikur janë të sponsorëve. Nuk dihet nëse do të arrihet kjo që të vërtetohet dhe të ketë ndonjë pasojë për kampionët e Anglisë dhe të Europës.

Sfidanti.al