Në fillim erdhi ndëshkimi i UEFA-s me 4 sfida që do të duhet të mungojë pas asaj që bëri me arbitrin në finalen e Ligës së Europës ndaj Seviljes. Më pas, ishin autoritetet sportive në Itali që e dënuan me 2 ndeshje të tjera pezullim në Serinë A (gjatë gushtit), si dhe me 50 000 euro gjobë. Zhoze Murinjo edhe në këtë rast u godit për sjelljen dhe deklaratat ndaj gjyqtarëve. Këto nuk janë diçka e re për trajnerin e Romës, por gjithsesi 6 ndeshje radhazi dënim që në fillim të sezonit nuk i kishin ndodhur më parë.
Sfidanti.al