Në fillim u dhanë 65 milionë për Kai Havercin, duke e marrë nga Çelsi. Më pas, erdhi radha e rekordit të transferimeve të klubit, me 105 milionë paundë stërlina për kapitenin e Uest Hemit, Deklan Rajs. Tashmë, Arsenali bën goditjen e tretë duke marrë mbrojtësin e Ajaksit, Jurrien Timber, për 40.5 milionë paundë. Shuma bën 210 milionë, dhe është ajo që do të paguhet bashkë me klauzolat. Në euro, me gjasë shkon mbi 240 milionë dhe Arsenali i trajnerit Mikel Arteta po arrin në nivelet e shpenzimeve të një Mançester Siti në kërkim të titullit në Premier.
Sfidanti.al