Nga Austria në Austri, Ferrari ka një vit pa fitore në Formula 1

Janë më shumë se 350 ditë, pra po i afrohemi vitit kalendarik. E tillë situata tek Ferrari, pasi skuadra legjendare italiane ka një vit pa fituar në Formula 1. Suksesi i fundit ishte ai i Sharl Lëklerkut në Çmimin e Madh të Austrisë, dhe këtë fundjavë vjen në program sërish gara austriake. Fitorja ishte e madhe, pasi u arrit në pistën “Red Bull Ring”, në shtëpinë e Red Bullit, por ky është vetëm një ngushëllim i vogël. Në 19 garat më pas, Ferrari ka arritur vetëm tre vende të dyta!

Sfidanti.al