Bajerni i merr me qejf 60 milionë euro për Levandovskin, por si i bëhet me Lukakun?!

Manovrat nga Bavaria janë të mëdha, dhe shumë “topa” janë në “ajër”. Duhet zgjidhur e ardhmja e Robert Levandovskit dhe e Tomas Mylerit, ndërsa duhet menduar një sulmues të ri. Tek Bajerni e kanë me qejf të përpiqen për Romelu Lukakun, i cili u mor për 115 milionë euro nga Çelsi. Situata e vështirë e klubit londinez edhe mund ta lehtësojë situatën, por në Mynih nuk do të bënin asgjë tjetër përveçse një huazimi për sulmuesin belg. Nuk dihet nëse Lukaku do të vinte me qejf në Gjermani, por e sigurt është që stili i Bajernit i përshtatet dhe ai mund të shënojë shumë gola. Edhe Reali e Barça thuhet se po mendojnë për belgun, edhe pse këto mund të quhen “sponsorizime” mediatike. Nga ana tjetër, Barcelona mund të jepte 60 milionë euro për kartonin e Levandovskit e ndoshta Bajerni do t’i pranonte me qejf.

Sfidanti.al