U desh një kohë e gjatë që të afrohej me vendin e parë, dhe e fitoi vetëm në fund. Maks Verstapen pati një garë të vështirë në Xheda, siç e pranoi edhe vetë më pas, por u shpreh i lumtur që më në fund u nis sezoni i ri i Formula 1 nga ai dhe nga skuadra Red Bull. “Ishte një garë e vështirë, por mjaft e mirë, – tha holandezi 24-vjeçar, – ne luftuam fort dhe u detyruam të luanim lojën e gjatë. Nuk ishte e lehtë, pati hile të vogla pranë fundit, por gjithsesi ia dolëm. Jemi të lumtur që e nisëm më në fund sezonin”.
Sfidanti.al