Klubi katalanas jeton në një lloj realiteti shumë të veçantë dhe të habitshëm. Në një krah, ka zhurmë të madhe dhe bisedime për të afruar yje të tjerë në skuadër, ndërsa nga ana tjetër kërkohet ulja e rrogave nga futbollistët ekzistuese. Barcelona raportohet se ka rënë dakord personalisht me lojtarin e krahut të Lidsit, Rafinjën, ndërsa kapiteni i Çelsit, Azpilikueta, thuhet se është shumë pranë kalimit në “Kamp Nou”. Nga ana tjetër, informacioni nga mediat spanjolle është që presidenti Laporta ka shkuar në dhomat e zhveshjes së ekipit dhe u ka dhënë futbollistëve një ultimatum. “I gjithë ekipi duhet të shtrëngojë rripin, – mësohet se ka thënë Laporta, – do të ketë ndryshime në rrogat, dhe lojtarët ose duhet ta kuptojnë këtë gjë, ose e kanë derën të hapur”.
Sfidanti.al