Vajzat e Mançester Junajtidit luajnë më në fund në “Old Traford”

Deri tani nuk ishte Teatri i tyre i Ëndrave. Kështu njihet stadiumi i famshëm i “djajve të kuq”, veçse nderin për të luajtur në “tempull” e kishin vetëm djemtë. Brezat e Bobi Çarltonit, Brajan Robsonit, Erik Kantonasë, Dejvid Bekamit, Roi Kinit, Kristiano Ronaldos. Për ekipin e vajzave të Mançester Junajtidit vendi për të luajtur ishte tjetër. Gjithsesi, hera e parë më në fund ndodhi, dhe këtë të diel, femrat e patën kënaqësinë që të dilnin në fushën mitike. Man. Junajtidi i variantit femëror fitoi 3-1 ndaj Evertonit për kënaqësinë e mbi 20 000 tifozëve në “Old Traford”. Klubi i famshëm anglez ka një histori aspak të bukur me ekipin e vajzave, pasi pronarët e rinj, amerikanët Glejzër e shkrinë skuadrën në 2005, dhe u desh të vinte viti 2018 që të krijohej sërish.

Sfidanti.al