Boks, Usik merr “bekimin” nga Kliçko për të mbrojtur titujt

Të dy janë të të njëjtit profesion, ndërsa në këtë moment gjithashtu janë në të njëjtën “barrikadë”. Oleksandr Usik dhe Vitali Kliçko i bashkon karriera e boksit profesionist, ndërsa aktualisht janë në detyrë për të luftuar për atdheun e tyre, Ukrainën. Usiku, kampioni në fuqi i botës në peshat e rënda të boksit profesionist, ka shansin të mbrojë titujt përballë britanikut Entoni Xhoshua në Londër këtë qershor dhe Kliçko, ish-kampioni absolut i botës, e ka nxitur që të shkojë dhe të ndeshet. Kliçkoja është kryetar i Bashkisë së Kievit, dhe i ka dhënë “bekimin” e tij Usikut. Kampioni i sotëm ukrainas i botës mban brezat e artë në versionet WBA, IBF, WBO, IBO. Usiku mori leje edhe nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës dhe tashmë është larguar nga vendi për të kryer fazën përgatitore.

Sfidanti.al