Juventusi i Alegrit do të ishte në krye, nëse Seria A do të niste javën e 5-ët!

Për fat të keq, kampionati në Itali zgjat 38 javë, ashtu si edhe në Spanjë, Angli apo Francë. Ky element, që e ka ndihmuar kaq herë Juventusin, është kthyer në aspektin më shumë negativ për këtë sezon. Sipas statistikave, Juventusi i trajnerit Masimiliano Alegri do të ishte sot në vendin e parë dhe do të ishte pretendent kryesor për titull, nëse Seria A do të kishte nisur në javën e 5-të. Alegri mund të justifikohet dhe me të drejtë, pasi ai e mori ekipin në drejtim vetëm në verë, dhe 4 javët e para u deshën për t’u njohur me lojtarët, dhe që futbollistët të njiheshin me filozofinë e tij të futbollit. Për më tepër, prishi punë historia e zgjatur e largimit të Kristiano Ronaldos. Lufta për titull tani duket se mbetet për sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al