Plani është përpiluar në detaje, dhe në “Etihad” kanë bërë vlerësimet e plota për alternativat e sulmit, si Erling Haland, Harri Kejn apo Kilian Mbape. Në aspektin financiar, sulmuesi norvegjez është më i pëlqyeri, sepse është 21 vjeç, dhe shpenzimi do të ishte i pranueshëm për një klubi si Mançester Siti. Për kartonin duhen 63 milionë paundë stërlina (rreth 80 milionë euro), ndërsa për të kënaqur agjentin Raiola dhe babanë e lojtarit duhen edhe 37 milionë paundë stërlina të tjera. Gjithsej, për të marrë Halandin duhen 100 milionë paundë stërlina (120 milionë euro), ndërsa për rrogat do të duhen edhe nja 100 milionë paundë stërlina të tjera. Sipas “Deili Meilit”, Siti do t’i nxirrte këto para për 4 vjet, ndërsa Halandi pritet të luajë për një kohë të gjatë në një skuadër të tillë. Edhe taktikisht, ai do të përshtatej shpejt me stilin e Pep Guardiolës, ndonëse Kejni dhe Mbape kanë luajtur më parë me lojtarë të Sitit, ndryshe nga norvegjezi.
Sfidanti.al