Kristiano do të humbasë 5 milionë euro shpërblime këtë vit

Nuk po i ecën aspak me skuadrën angleze, edhe pse me kombëtaren është shumë pranë finaleve të Kupës së Botës. Nëse me Portugalinë, Kristiano Ronaldo po vazhdon të “vjelë” kënaqësi, me Mançester Junajtidin kjo gjë nuk po ndodh. Jo vetëm që nuk do të fitojë asnjë trofe këtë sezon, dhe për “djajtë e kuq” janë 5 vjet pa tituj, Ronaldo do të humbasë edhe 5 milionë paundë stërlina (rreth 6 milionë euro) sepse këto të ardhura janë të përcaktuara me klauzola në kontratë, dhe disa klauzola nuk janë plotësuar. Dështimi në Champions dhe rreziku për të mbetur jashtë zonës së Ligës së Kampionëve në Premier Ligë i kanë ulur “aksionet” e portugezit.

Sfidanti.al