Vetë skuadra, por edhe drejtuesit e klubit kanë përfunduar një proces që cilësohet i rëndësishëm kudo në futboll. Tek Bajerni është formuar një “Këshill Udhëheqës” edhe për këtë sezon, ndërsa aty nuk është përfshirë ardhja e fundit nga Liverpuli, Sadio Mane. Besohet se është gjykuar që sulmuesi nga Senegali është ende tepër “i freskët” për të marrë një rol të tillë, edhe pse e ka karakterin. Kapitenët e Bajernit do të jenë Manuel Nojer (numri 1), Tomas Myler, Xhoshua Kimih, por edhe Kingsli Koman dhe Leon Gorecka. U mendua që Mane mund të ishte pjesë e grupit, por Koman u zgjodh sepse përfaqëson lojtarët që flasin frengjisht. Gorecka zëvendëson Robert Levandovskin që iku tek Barcelona.
Sfidanti.al