Barcelona duhet të presë deri në fund të gushtit për të regjistruar lojtarët!

Nëse nuk je i suksesshëm që në fillim, vështirë të pretendosh për të fituar titullin. Kjo dihet në futboll dhe Barcelona mund të jetë ekipi që mund ta vuajë një gjë e tillë pasi ende nuk ka “dritë në fund të tunelit” për të regjistruar lojtarët e marrë këtë verë. Levandovski, Rafinja, Kunde, Kesi dhe Kristensen janë në pritje dhe nesër ndaj Rajo Vajekanos në “Kamp Nou” mund të luajnë pikërisht ata që lojtarë që janë në plan për t’u larguar, si De Jong, Depai apo Obamejang. Jo vetëm kaq, por deri në fund të muajit gusht janë edhe 2 ndeshje të tjera në La Ligë, ajo e vështira në fushën e Sociedadit dhe ndaj Vajadolidit në Katalonjë. Presidenti Laporta ka thënë se 5 lojtarët e rinj mund të regjistrohen pikërisht në fund të gushtit.

Sfidanti.al