Hallet pa fund të Man. Junajtidit: Rabio në rrezik, Kalajxhiç këshillohet të mos vijë!

Në mesfushë, “kokoshi u katandis një thelë”, pasi Frenki De Jongu nuk erdhi. Trajneri Erik Ten Hag nuk mundi të merrte holandezin dhe kërkoi francezin Adrien Rabio nga Juventusi, por edhe kjo lëvizje duket se po dështon. Edhe pse klubet janë marrë vesh për 15 milionë paundë stërlina, mamaja e lojtarit kërkon një rrogë tepër më të lartë për djalin e saj në “Old Traford”. Junajtidi sikur nuk ka dëshirë t’ia japë. Nuk mjafton kjo, por vjen lajmi që ish-trajneri Ralf Rangnik paska këshilluar sulmuesin e Shtutgartit, Sasha Kalajxhiç, që të mos pranojë të shkojë tek “djajtë e kuq”. Një problem i madh për Ten Hagun që nuk po gjen dot lojtarë.

Sfidanti.al