Motra e Ronaldos i kthehet Perezit: Respekto veten or burrë plak, ti je 75 vjeç!

Katia Aveiro është e njohur si mbrojtëse e zjarrtë e superyllit portugez përballë çdo kritike. Katia është motra e Kristiano Ronaldos dhe e ka një problem me Florentino Perezin pasi presidenti i Realit të Madridit, hodhi poshtë mundësinë për të marrë sërish CR7 në “Bernabeu” duke u shprehur se “ai është 38 vjeç”. Montra e Kristianos u acarua shumë nga ky koment dhe i kujtoi moshën bosit madrilen. “Respekto veten or burrë plak, – shkroi ajo në rrjetet sociale, – ti për vete je 75 vjeç. Ai është vërtet 38 vjeç, por ai sërish mund të kërcejë dy metra në ajër, të qendrojë 3 minuta, dhe trupi i tij nuk ka asnjë gram dhjamë”.

Sfidanti.al