Nuk dihet nëse Adrien Rabio do të largohet, ndërsa mamaja e francezit mund të ndërlikojë gjithçka, dhe po ashtu nuk është e qartë nëse Memfis Depai do të shkojë në Torino që nga Barcelona. Gjithsesi, Juventusi ka lajme të mira për tifozët sepse sulmuesi i krahut, Filip Kostiç, tashmë është zyrtarizuar si lojtar i ri bardhezi. Futbollisti i Serbisë u mor për më pak sesa 20 milionë eurot e kërkuara nga Frankfurti, me 12 milionë euro pagesë e detyrueshme, plus 1.5 milionë euro komision, dhe 3 milionë euro në bazë të klauzolave. Tashmë, “Zonja e Vjetër” është e përqëndruar tek mesfushori i Paris SG, Paredes, i cili gjithashtu mund të vijë, ndërsa janë disa lojtarë për t’u larguar si Pelegrini (tek Frankfurti), Rugani apo Rovela.
Sfidanti.al