Tërheqja e fanelës me numër 6 të Rasëllit, Lebroni mund të kthehet tek 23-shi!

Do të jetë sërish si dikur Majkëll Xhordani që e ka pasur atë bluzë. Lebron Xhejmsi do të duhet të mos e veshë më fanelën e tij të preferuar me numrin 6 sepse NBA vendosi që ky numër të tërhiqet për nder të legjendës Bill Rasëll që u shua në 31 korrik të këtij viti në moshën 88-vjeçare. Rasëlli është fituesi më i madh në historinë e basketbollit amerikan me 11 tituj kampion si lojtar, ndërsa fitoi edhe si trajner. Sezonin e kaluar, këtë bluzë e veshën 24 lojtarë, përfshi Xhejmsin dhe Kristaps Porzingisin.

Sfidanti.al