Pavar, Nkunku dhe Sane, cilat janë planet e ardhshme të Bajernit?!

Bavarezët po mendojnë që tani për verën që vjen dhe për disa lojtarë ka disa gjëra të qarta. Së pari, trajneri Julian Nagelsman nuk besohet se do të lejojë që Benzhame Pavar (Benjamin Pavard) të shkojë tek Çelsi. Edhe pse francezi kërkon të luajë mbrojtës qendre, ai ka qenë djathtas në skemat e Bajernit dhe në dy ndeshje ka luajtur mjaft mirë. Nagelsmani mund t’ia plotësojë dëshirën herë pas herë për të luajtur në qendër. Lero Sane mundet edhe të largohet, ndonëse këtë sezon ai sërish mund ta provojë veten në Bavari. Sipas mediave gjermane, klubi ka vendosur çmimin e kartonit 60-70 milionë euro, diçka që sipas mediave është pranuar nga lojtari. Së fundi, sulmuesi i Lajpcigut, Kristofer Nkunku, mundet të kalojë në “Alianc Arenë” në 2023. Agjenti i tij është Pini Zahavi, njeriu që ndihmoi Levandovskin të largohet, por që tani mund të ndihmojë Bajernin të marrë Nkunkun, por besohet se kjo varet nga e ardhmja e Sanesë.

Sfidanti.al