Në finalen e luajtur në “Uembli” ishin përballë pikërisht Gjermania dhe Anglia. Kjo e fundit fitoi 2-1 dhe në përbërjen e ekipit ishte mesfushorja Xhorxhia Stenuej, që së fundmi u bashkua me Bajernin e Mynihut. Vajza 23-vjeçare, kampione e Europës në fuqi, i argëtoi shoqet e saj të reja në Bavari me këngën “E ëmbla Karolajn” (Sweet Caroline) që është bërë simboli i ekipeve kombëtare angleze për meshkuj e për femra në dy Europianët e fundit. Interesant fakti se tek Bajerni janë 7 lojtare të kombëtares së Gjermanisë që ishin në finalen e “Uemblit” kundër Stenuejt.
Sfidanti.al