Barcelona shet aksione për 100 milionë euro që të regjistrojë yje!

Ky problem ka dy vjet në Katalonjë, dhe shpresohet që të marrë fund. Klubi “blaugrana” u detyrua të shesë edhe 24.5 për qind të aksioneve të kompanisë së tij të biznesit për të krijuar fondet e nevojshme për të regjistruar pesë lojtarët e marrë këtë verë. Fjala është për një shitje me vlerë 100 milionë euro, që padyshim është më e vogël sesa vlera reale e aksioneve, por që u bë në kushte urgjence. Me gjasë, kjo ndihmon që Barcelona të regjistrojë Levandovskin, Rafinjën, Kundenë, Kristensenin dhe Kesien për ndeshjen e nesërme në nisje të La Ligës ndaj Rajos së Vajekanos në “Spotifaj Kamp Nou” (Spotify Camp Nou).

Sfidanti.al