NBA vendosi ta bënte për fanelën e Bill Rasëllit, 11 herë kampion me Boston Sëlltiksat si dhe trajneri i parë zezak në historinë e basketbollit amerikan si dhe kampioni i parë si trajner zezak. Rasëll u shua në moshën 88-vjeçare në 31 korrik, ndërsa fanelën me numrin 6 të tij e kanë veshur legjenda të ndryshme si Xhulius Irving, Patrik Juing, Bell Uollas apo Lebron Xhejmsi. NBA nuk është liga e vetme e madhe sportive në SHBA që tërheq një fanelë me një numër të caktuar. Në Ligën e Bejsbollit (MLB) është tërhequr fanela me numër 42 e legjendës Xheki Robinson, ndërsa në Ligën e Hokejit në akull (HNL) është tërhequr fanela e superyllit kanadez, Uejn Grecki, që mbante numrin 99 në shpinë.
Sfidanti.al