Bajerni do të rikthejë në post trajnerin … Toni Tapaloviç

Një fitore për Manuel Nojerin, dhe një humbje “në mungesë” për Julian Nagelsmanin. Mediat bavareze njoftuan me dinakëri lajmin se “Bajerni do të kthejë një ish-trajner”, duke shtuar më pas se “duhet të lexoni deri në fund, pasi nuk është fjala për Nagelsmanin, por për trajnerin e portierëve, Toni Tapaloviç”. Ky i fundit, që ka punuar në Mynih për një kohë të gjatë, u largua gjatë “mbretërimit” të Nagelsmanit dhe kjo u cilësua si një goditje për kapitenin e dëmtuar Nojer. Tashmë në stol është Tomas Tuheli, dhe duket se në bisedim me Nojerin dhe me drejtuesit e klubit, është vendosur që Tapaloviç të kthehet në detyrë.

Sfidanti.al