NBA, Majemi realizon surprizën duke eliminuar favoritin Miluoki!

Pasi dominoi në sezonin e rregullt, Miluoki dështon në play-off, duke dhuruar një nga suprizat më të mëdha të sezonit. Baks dështuan 4-1 në sërinë kundër Majemit, duke u mundur 126-128 në ndeshjen e pestë. Për kryesuesit e Konferencës së Lindjes nuk mjaftoi paraqitja e shkëlqyer e Janis Adentokoumpos, që doli nga parketi me 38 pikë dhe 20 topa në tabelë, por gjithsesi me kokën ulur. Nga ana tjetër, heroi i kësaj sipërmarrje spektakolare të Majemit ishte Xhimi Batler. Ylli i skuadrës nga Florida mbylli sfidën me 42 pikë. Në fazën tjetër  të play-off Majemi do të përballet me Nju Jork Niks. Njuorkezët nxorrën nga gara Klivlend në ndeshjen e pestë të mbyllur me shifrat 95-106, ndërsa rezultatati i përgjithshëm i serisë ishte 4-1. Xhalen Branson ishte edhe një herë protagonist për Niks, duke realizuar 23 pikë në ndeshjen që i dhuroi skuadrës së tij biletën për në raundin tjetër të play-off.

Sfidanti.al