Nuk ka përfunduar asgjë, ndonëse publiku pret kurorëzimin. Mançester Siti bëri detyrën ndaj rivalit kryesor në Premier Ligë, dhe titullin është thuajse duke e prekur, pavarësisht se mbetet në vend të dytë. Arsenali dorëzoi armët në stadiumin “Etihad” pas humbjes 1-4, duke mos përballuar dot momentin vendimtar. Skuadra e Pep Guardiolës ka dy pikë më pak sesa “topçinjtë”, por gjithashtu ka dy ndeshje më shumë për të luajtur ndaj cilësohet favorit absolut për të mbrojtur titullin. Trajneri Pep Guardiola nuk mund të ishte ndryshe përveçse i lumtur.
“Një hap shumë i rëndësishëm, – tha ai, – Ne mundëm rivalin tonë direkt. Vjet ishte Liverpuli, këtë vit është Arsenali. Ne patëm momente të vështira këtë sezon, por reaguam. Tani e kemi fatin në duart tona, edhe pse jemi dy pikë prapa. Luajtëm mirë dhe jam i kënaqur”. Arsenali kryeson renditjen e Premier Ligës me 75 pikë, Siti ka 74 dhe dy ndeshje më pak të luajtura.
Sfidanti.al