De Brujne: Nuk ishte e lehtë, luajtëm ndryshe këtë herë!

Mançester Siti dha maksimumin në momentin e duhur e tani është shumë më pranë titullit. Në fitoren ndaj Arsenalit, Kevin De Brujne ishte heroi kryesor me dy gola dhe një asist. Mesfushori belg është rekordmen i asisteve në 5 ligat kryesore të Europës me 24, ndërsa i dyti është magjistari Mesi me 19. Ai foli thjesht pas fitores. “Ne luajtëm shumë mirë, – tha ai, – Nuk ishte e lehtë sepse Arsenali bën presing të fortë. Ne u detyruam të luanim ndryshe këtë herë. E qarkulluam topin dhe i detyruam që të vraponin. Ishte e rëndësishme të jepnim tonin e ndeshjes”.

Sfidanti.al