De Brujne mbi Mesin, ka 24 asistë këtë sezon ndaj 19 të Leos!

Mesfushori i Mançester Sitit jo vetëm shënoi dy gola për “qytetarët” në sfidën e madhe ndaj, por edhe shërbeu asistin për golin e shënuar nga Xhon Stouns. Tashmë, Kevin De Brujne ka 24 asistë në Premier Ligë për këtë sezon, duke qenë rekordmeni i edicionit në 5 ligat kryesore europiane. Në vend të dytë është legjenda e futbollit, Lionel Mesi që ka 19 asistë, dhe që detyrohet të pranojë se për momentin është dikush tjetër më i mirë sesa ai për pasimet për gol.

Sfidanti.al