Juventusi në krizë, Alegri paralajmëron se rrezikohet Championsi!

Për fat të keq, Juventusi ka pësuar një ndalesë. Erdhi humbja me Napolin në Serinë A dhe tani eliminimi bindës ndaj Interit në Kupë. “Zonja e Vjetër” nuk ishte ajo që pritej. Skuadra piemonteze pati ndalesën e dytë, këtë herë me pasojë të pariparueshme, sepse erdhi eliminimi. Trajneri Maks Alegri paralajmëron lojtarët për t’u përqëndruar te kampionati. “Është padyshim një sezon jo normal, – tha ai, – Nuk them i vështirë apo i lehtë, thjeshtë jo normal. Deri tani kemi qenë mirë, por duhet të gjejmë sërish veten. Të jemi cinikë në fushë. Le të shikojmë përpara. Në këtë moment, jemi të tretët në renditje, por zona Champions nuk është e sigurt, dhe për këtë duhet të punojmë”.

Sfidanti.al