Sulmuesi norvegjez realizoi vetëm një gol, por ishte ai që duhej. Në fitoren 4-1 të Mançester Sitit ndaj Arsenalit, në qendër të vëmendjes nuk ishte Erling Halandi dhe as golat e tij, por titulli që po afrohet dhe Kevin De Brujni me rekordin e asisteve. Gjithsesi, Halandi e vendosi rekordin e tij, atë të golave në një sezon të Premier Ligës në një sezon me 38 ndeshje. Ai ka 33 rrjeta, një më shumë sesa Mo Salah, ndërsa pritet të thyejë rekordin e Alan Shirerit dhe Endi Koulit me 34 gola në 42 ndeshje. Për këtë, Halandi ka në dispozicion edhe 7 ndeshje.
Sfidanti.al