Bajerni dashka Kiezën, por konkurrëenca qenka tepër e madhe

Në listë mund të jetë edhe Viktor Osimheni nëse nuk “qulloset” gjë me Harri Kejnin, por gjithashtu në Mynih duan edhe një tjetër futbollist. Ky është Federiko Kieza i Juventusit, me klubin italian që mund të pranojë oferta të rëndësishme për ta lejuar të largohet. Bajerni është një nga të interesuarit kryesorë, dhe 60 milionë euro për kartonin cilësohen çmim i mirë. Gjithsesi, 25-vjeçari kërkohet edhe nga Paris SG, por edhe nga klube angleze si Liverpuli, Çelsi apo Njukasëlli.

Sfidanti.al