Basket, Reali i jep Tavarezit 5 milionë euro në vit, por ai merr 2.8 milionë neto!

Basketbollisti i fortë që luan në rolin qendër meriton padyshim që pagë të nivelit shumë të lartë dhe në Madrid do t’ia plotësojnë dëshirën. Valter Tavarez, qendra nga Bregu i Gjelbër, do të fitojë 5 milionë euro bruto rrogë në vit, ndërsa neto (pra, pas taksave) ai do të marrë 2.8 milionë euro. Kjo është shumë pranë nivelit të Vasilije Miçiçit të Anadolu Efesit si pagë neto, ndërsa 5 milionëshi i Realit është shumë më lart si bruto, sepse taksat në Spanjë janë më të larta sesa në Turqi. Nëse Mirotiç nuk rinovon me Barcelonën, atëherë Tavarez do të ketë rrogën më të lartë bruto të Euroligës.

Sfidanti.al