Risi Xhejms i Çelsit: Unë i them “Jo” Arsenalit!

Më në fund doli një “burrë” që deklaron se nuk ka dëshirë të bëjë atë që duket e modës. Kalimi i futbollistëve tek Arsenali duket se është kthyer sërish në tendencë, për herë të parë që nga koha e Tieri Henrisë, Patrik Vierasë apo Denis Bergkampit, ndërsa tani “topçinjtë” kanë marrë Rajsin, Havercin dhe Timberin. Tifozët në rrjetet sociale ftuan edhe Risi Xhejmsin që ta braktiste Çelsin për në “Emirejts”, duke e ngacmuar me fjalët “kush i thotë jo Arsenalit”. “Unë them Jo”, ishte përgjigja e futbollistit të Anglisë.

Sfidanti.al