Atentat në Kroaci ndaj ish-presidentit të Dinamos së Zagrebit, Zdravko Mamiç. Biznesmeni u sulmua me armë zjarri në qytetin e tij të lindjes, Tomislavgrad në Bosnjë-Hercegovinë, dhe sipas njoftimeve të mediave mori plumba në këmbë, dhe u dërgua menjëherë në spital.
Nuk dihen autorët dhe shkaqet e këtij sulmi, por dihet se Mamiç është sulmuar edhe më parë, dhe se ai ndodhet nën hetim për akuza të rënda për pastrim parash. Pavarësisht se ka dhënë dorëheqjen si president, ai vazhdon të njihet si njeriu më i fuqishëm jo vetëm i Dinamos së Zagrebit, por edhe i gjithë futbollit kroat.
Përpara dy viteve, Zdravko Mamiç, erdhi në Shqipëri bashkë me delegacionin e Dinamos së Zagrebit, dhe ndoqi ndeshjen e e plej ofit të Championsit ndaj Skënderbeut në “Elbasan Arena”.
Sfidanti.al