A ka qetësi Bartomeu: Nejmari tanimë i përket së kaluarës..

Nejmari, në ndeshjen e fundit të Ligës së 1-rë franceze, zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer (6-2),  ndërkohë që një gol ai e shënoi pas një “përpunimi” të pazakontë të topit që askush nuk e pa se nga shkoi, pasi aq shpejt ai i lëvizte këmbët, deri sa i përfundoi në rrjetën e portierit të Tuluzës. Sidoqoftë, mbas ndeshjes, ai nuk foli për të, por për drejtuesit e ish-klubit të tij, Barcelona. “Me të vërtetë, jam shumë i zhgënjyer, për shkak të mënyrës sesi ata u sollën me mua. Unë kam qenë pjesë e klubit gjatë katër viteve dhe me shokët e mi lojtarë unë nuk pata asnjë problem, por ndryshon puna, kurse është fjala për drejtuesit e tij, midis të cilëve ka disa që nuk e meritojnë që të jenë atje”, deklaroi futbollisti brazilian. Por, klubi katalanjos nuk vonoi, duke kthyer përgjigje:

“”Nejmari, dikur, ka luajtur këtu, por tani ai i përket së kaluarës. Ai nuk duhet që t’ua hedhë fajin të tjerëve, pasi ishte vëtë ai që e mori vendimin e largimit, ndërkohë që ne bëmë gjithçka që mundeshim që ta mbanim. Megjithatë, ne e respektuam vendimin e tij dhe nuk duam që të hyjmë në polemika me të. Ai, për Barcelonën, i përket së kaluarës”, deklaroi presidenti i Barcelonës, Bartomeu.

Sfidanti.al