Ronaldo i “fiksuar” me tenisin

Ronaldo Nazario ka bërë një rrëfim disi të papritur për pasionin e tij të ri. Ish-ylli brazilian, i njohur në mbarë botën si “Fenomeni”, ka zbuluar se kohët e fundit po ndjek më shumë tenisin sesa futbollin.

Ronaldo ishte i pranishëm në tribunat e US Open, në Nju Jork, ku ndoqi nga afër finalen e femrave, të fituar nga Elena Rybakina kundër Aryna Sabalenkës. Me këtë rast, ai foli për marrëdhënien e tij me tenisin dhe theksoi se futbolli mbetet pjesë e pandashme e jetës së tij.

“Futbolli nuk më mërzit. Është jeta ime dhe do ta ndjek gjithmonë, por tani po ndjek pak më shumë tenisin se futbollin. Tenisi është futur në zemrën time”, deklaroi Ronaldo.