Valencia ka marrë një vendim të bujshëm duke shkarkuar trajnerin Carlos Corberán dhe CEO-n e futbollit, Ron Gourlay. Një ndryshim drastik në drejtimin sportiv të klubit, vetëm dy muaj pasi Corberán kishte rinovuar kontratën deri në vitin 2028.
Ironikisht, ishte pikërisht Gourlay ai që kishte mbështetur publikisht zgjatjen e kontratës së trajnerit, i cili fillimisht kishte marrëveshje deri në vitin 2027. Tashmë, të dy largohen nga klubi pas një starti zhgënjyes të sezonit.

