Andrea Kimi Antonelli ka shkruar historinë në Madring, duke fituar Çmimin e Madh të Spanjës dhe duke u bërë piloti i parë që triumfon në pistën e re të Madridit. Piloti i Mercedesit konfirmoi edhe një herë formën e jashtëzakonshme që po kalon në sezonin 2026.
Gara në Madring ishte spektakolare dhe me shumë momente dramatike. Antonelli nuk pati nisjen ideale, pasi në xhiron e parë doli nga pista në kthesat 1 dhe 5 dhe humbi pozicion ndaj Max Verstappen. Megjithatë, zhvillimet e mëtejshme të garës i dhanë mundësinë të rikthehej në krye.
Italiani menaxhoi në mënyrë perfekte gomat dhe rezistoi deri në fund, duke siguruar fitoren e tij të tetë të sezonit. Pas suksesit në Monako, Monza dhe Spa, Antonelli tashmë ka triumfuar edhe në Madrid dhe po shkëputet gjithnjë e më shumë në krye të kampionatit

