Asistet e Bundesligës, Myleri dhe Kostiçi thyen rekordin e Riberisë

Francezi i lavdishëm i Bajernit e kishte vendosur 10 vjet më parë dhe shifrat e tij ishin të shkëlqyera. Frank Riberi pati 20 asistë në 31 ndeshje të Bundesligës në një sezon në 2010-2011, dhe ky rekord mbetej në këmbë prej një dekade. Ai vetë iu afrua në sezonin pasardhës (2012) me 18 asistë në 27 ndeshje, e ndoshta do ta kishte thyer nëse do të kishte luajtur më shumë. Iu afrua edhe Xhejdën Sanço në 2019 me 19 asistë në 32 ndeshje e po ashtu Tomas Myler atë sezon me 19 asistë në 33 ndeshje, por përfundimisht rekordi ra sezonin e kaluar. Filip Kostiç arriti në 20 asistë në 31 ndeshje, pra me të njëjtin numër pasimesh për gol në një ndeshje më pak, veçse Tomas Myleri i Bajernit kaloi edhe yllin e Frankfurtit. Sulmuesi bavarez arriti rekordin e ri të Bundesligës me 23 asistë në 29 ndeshje në një sezon. Nuk dihet se kur do t’i vijë radha për t’u thyer.

Sfidanti.al