Ylli me numrin 13 po e tregon veten pikërisht tani që duhet. Në mungesë të lojtarit kryesor të ekipit, Kauai Leonardit të dëmtuar, Los Anxhelos Klipersat patën nevojë për Pol Xhorxhin në versionin më të mirë për të mos lejuar rënien e mëtejshme këtë sezon në NBA. Fitorja 99-94 ndaj Oklahomës në “Stejpëll Sentër” u arrit falë 32 pikëve të Xhorxhit, nga të cilët 15 i shënoi vetëm në periudhën e katërt. Ai pati edhe 9 topa në tabela, 7 asistë, 3 vjedhje topi e një bllokim gjuajtjeje, ndërsa ishte mjaft mirë për tri pikë me 5 realizime në 8 përpjekje. Rexhi Xhekson shtoi 15 pikë e Nikolas Batym pati 14 (plus 8 topa në tabela), ndërsa Hartenstein realizoi 12 topa të kapur në tabela në vetëm 18 minuta. Klipersat janë në pozita të këqija me vetëm 2 fitore e 4 humbje, dhe presin kthimin e Leonardit për të qenë sërish pretendentë për vendet e larta në tabelë.
Sfidanti.al