Të 99 354 biletat për El Klasikon e madh europian ishin shitur që në janar. Kaq i madh ishte interesimi i tifozëve katalanas për një Barcelona-Real Madrid në Ligën e Kampionëve për femra. Gjithsesi, thuajse gjithçka u prish nga reshjet e dendura të shiut që ranë përpara sfidës dhe që vazhduan, aq sa vetëm gjysma e stadiumit “Kamp Nou” ishte e mbushur. Pa problem, sepse me kalimin e minutave, tifozët vazhduan të vijnë deri të pranishëm ishin 91 553. Ky ishte rekordi i ri botëror i shikuesmërisë në stadium për ndeshjet e femrave, ndërsa rekordi i vjetër ishte me 90 195 vendosur në finalen e Kupës së Botës në 1999, SHBA-Holandë (2-0). Rekordi i Barcelonës ishte 60 739 dhe ishte vendosur në 2019. Barcelona kaloi në gjysmëfinale të Championsit pasi eliminoi Realin. Vajzat katalanase fituan 5-2 ndërsa kishin fituar 3-1 edhe në Madrid.
Sfidanti.al