Çfarë fature për Realin, 200 milionë euro rroga vjetore e sulmuesve!

Duken plane të çmendura, veçse në Madrid kanë ca kohë që nuk kanë bërë çmenduri. Flasim për yjet që Reali i ka në ekip dhe për ata që dëshiron të marrë. Dy të rinjtë i kanë emrat Kilian Mbape, Erling Haland, ndërsa duhet rinovimi i Vinisiusit. Nga ana tjetër, në sulm është edhe Karim Benzema, por ka edhe lojtarë të tjerë si Joviç apo Mariano që duhet të largohen, Hazar që gjithashtu mund të ikë, apo Marko Asensio. Llogarisim 6 lojtarë sulmues që duhet të jenë në “Bernabeu” sezonin e ardhshëm. E përditshmja “Marka” shkruan se klubi nuk ka ndërmend të ketë një faturë prej 200 milionë eurosh rrogë vjetore për këta 6 lojtarë. Nuk dihet, ama nëse do të arrijë të largojë disa, dhe sesa do të jetë kostoja për Mbapenë, Vinisiusin dhe për Halandin nëse pranon të vijë.

Sfidanti.al