Nuk dihet nëse këtë e ka bërë thjesht për pasionin dhe dashurinë për ngjyrat bardhezi, apo ka pasur ndonjë arsye tjetër të fortë. Gjithsesi, fjala e Masimiliano Alegrit është që braktisi një marrëveshje të siguruar me Realin e Madridit për t’u kthyer tek Juventusi. “Kisha firmosur me Realin, – tha ai në një intervistë të fundit, – por, kur Juventusi më telefonoi në maj nuk pata asnjë dyshim. Mora në telefon presidentin Perez dhe i thashë se nuk mund të shkoja tek Reali sepse më kërkonte Juventusi. Perezi më mirëkuptoi dhe më falenderoi”. A mund të quhet kjo një sakrificë? Duke llogaritur se kush është Reali, padyshim që është, ndonëse Alegri mund të ketë pasur dyshime lidhur me cilësinë e skuadrës madrilene, pra nëse mund ta kishte në “Bernabeu” suksesit që provoi me Juven.
Sfidanti.al