Lamtumirë adoleshencës dhe ekipit të dytë, pasi tani për të janë hapur dyert e karrierës. Arjon Ibrahimoviç, futbollisti me origjinë shqiptare nga Kosova, do të jetë që tani e tutje pjesë e Bajernit të Mynihut. Mesfushori sulmues nënshkroi kontratën si lojtar profesionist në krah të drejtorit sportiv, Hasan Salihamixhiç, kontratë që vlen deri në 2025. Do të jenë dy sezone e gjysmë që do të shërbejnë si provë për Ibrën shqiptar për të treguar veten në klubin më të madh të Gjermanisë.
Sfidanti.al