Skocezët, irlandezët apo uellsianët, çfarë antipatie në regbi për Anglinë!

Këtë e thotë njëri nga trajnerët e kombëtares së “tre luanëve” që merr pjesë në Turneun e 6 Kombeve. Ky është Kevin Sinfild, trajneri i lojës në mbrojtje të skuadrës së Anglisë në regbi, i cili tregon sesi “kundërshtarët nuk na duan”, dhe se ka “antipati ndaj nesh”. Natyrisht, si pjesëtar i Anglisë ai punon fort që të nderojë vendin e tij, ndërsa e ndjen se e kaluara historike ndikon kaq shumë në raportin me tifozët e Skocisë, Uellsit, Irlandës apo Irlandës së Veriut si dhe të Francës.

Sfidanti.al