Lamtumirë adoleshencës dhe ekipit të dytë, pasi tani për të janë hapur dyert e karrierës. Arjon Ibrahimoviç, futbollisti me origjinë shqiptare nga Kosova, do të jetë që tani e tutje pjesë e Bajernit të Mynihut. Mesfushori sulmues nënshkroi kontratën si lojtar profesionist në krah të drejtorit sportiv, Hasan Salihamixhiç, kontratë që vlen deri në 2025.
Arjon Ibrahimoviç: I lumtur që Bajerni ka besuar tek unë, do të jap 100 për qind!
Nuk i ka ardhur ende koha për të firmosur autografe. Nuk është ende një Xhoshua Kimih apo një Tomas Myler, por Arjon Ibrahimoviç ka besim se do të jetë i tillë. Talenti i Bajernit të Mynihut, me origjinë shqiptare nga Kosova, e bindi trajnerin Nagelsman që ta merrte me vete në fazën përgatitore që u