“Bëmë baba të të ngjaj”, djali i Ronaldinjos për provë tek Barcelona

I ati ishte një nga yjet e mëdhenj të futbollit dhe në stadiumin katalanas ktheu shpresën, spektaklin dhe trofetë. Me Ronaldinjon, Barcelona fitoi Championsin në 2006 si dhe dy tituj kampion duke nisur dominimin që u konfirmua me treshen Mesi-Ksavi-Iniesta, ndërsa tani duket se në “Kamp Nou” do të ketë trashëgimtarin. Djali i tij, Zhoao Mendes, është në provë tek ekipi i të rinjve (juvenil) dhe i takon trajnerëve fjala e fundit, nëse ai do të jetë për tek Barça apo jo.

Sfidanti.al