Me muzikë, fishekzjarrë dhe mijëra flamuj, tifozët e Argjentinës përcollën ekipin e tyre të zemrës për në Kupën e Botës Rusi-2018. Autobusi me lojtarët e përfaqësueses argjentinase mezi kaloi përmes shumë mijëra njerëzve që kishin ardhur që të përshëndesnin idhujt e tyre. Disa nga lojtarët e përfaqësueses erdhën me makinat e tyre private, por u detyruan që të ndalonin dhe të dilnin jashtë tyre që të takoheshim me tifozët e tyre të eksituar.
Në një moment, u desh që të ndërhynin forcat speciale që i hapën rrugë autobusit, pasi ky i fundit nuk mund të kalonte dot për në aeroport, por, sidoqoftë, asnjë tifoz nuk u lëndua. Tifozët mbanin në duar shumë parrulla, por, midis tyre, njëra binte më shumë në sy: “Kthehuni me titull”!
Ekipi i Argjentinës do të përgatitet për Botëror në Barcelonë, ndërkohë që ndeshjen e fundit përgatitore, mbas asaj kundër Haitit (4-0), ai do ta luajë, më 9 qershor, në Jeruzalem, kundër Izraelit.Sikurse dihet, Argjentina në Botëror ndodhet në grup me Kroacinë, Islandën dhe Nigerinë.