Emenike fatlum: Ndahet nga Mis Nigeria 2013 dhe martohet me Mis2014…

Ish-pjesëtari i përfaqësueses së Nigerisë dhe lojtari i  Olimpiakosit, Emanuel Emenike, para disa vitesh, u martua me Mis Nigerinë të vitit 2013, Ezin Akudo, por, pak muaj më vonë, ai u nda nga ajo. Më pas, Emenike u njoh me Mis Nigerinë të vitit 2014, Iheome Nadi, me të cilën edhe u martua. Në fakt, Emenike dhe Nadi kanë kohë që janë bashkë, madje kanë edhe një vajzë.

Emenike, gjatë karrierës së tij, ka luajtur te Fenerbahçja, Las Palmasi, Spartaku i Moskës dhe, që nga viti i kaluar, luan me Olimpiakosin. Në përgjithësi, ai është lojtar i fortë, por anë të dobët ai ka miset! Ki kujdes, Mis Nigeria 2015!

Sfidanti.a